E martë, 26 Nëntor, 2024

Debati për vulën në PD, kreu i KQZ: Do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që përcjell dokumentacionin

Partia Demokratike vijon përplasjen për vulën për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të Majit të vitit 2023. Lidhur me këtë debat ka folur kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se po pret emrat nga Partia Demokratike për zgjedhjen e anëtarëve të KZAZ-së.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi theksoi se ky organ do të vlerësojë legjitimitetin e personit që e dorëzon dokumentacionin, duke shtuar se nuk ka dy parti me të njëjtin emër.

Nuk ka dy parti me të njëjtin emër dhe ne presim propozimet nga PD. Më pas do vlerësojmë legjitimitetin e atij personi që në emër të PD paraqet këto propozime. Autorizimi, nëse do të paraqitet ky propozim për anëtarë të KZAZ-së dhe nëse është lëshuar nga personi drejtues i partisë politike

Ne kemi komunikim institucional me PD-në, deri më tani përfaqësues në KQZ të kësaj force politike është Marash Logu dhe Indrit Sefa por në kuadër të karakterit profesional kemi komunikime me përfaqësues të tjerë politikë.

Ne do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që përcjell dokumentacionin në KQZ, është apo s’është ky person në tagerin për ta dorëzuar. Sot është përfaqësues i PD-së në KQZ-së, dy zotërinj të cilët unë përmenda. A do jenë në vijim nuk e them dot por autorizimi që ata kanë është në përputhje me Kodin Zgjedhor. Për qartësinë e të gjithëve është një çështje që nuk e vendos KQZ, është institucion tjetër”, u shpreh Celibashi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit