E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Dibër/ Tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, arrestohet 33-vjeçari

Efektivët e policisë Dibër kanë ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës Gjyqësore të Rrethit Sarandë ndaj një 33-vjeçari banues në Dibër.

Shtetasi S.Ç. akuzohet për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim S. Ç., 33 vjeç, banues në Dibër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit