Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Gazment Bardhit, i cili përfaqëson grupimin e Enkelejd Alibeaj në PD, për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja si relatore e çështjes gjyqësore për njohjen e statutit të PD-së.
Në vendimin e Gjykatës së Apelit të marrë këtë të enjte njoftohet se kërkesa e Bardhit nuk është pranuar, gjithashtu se Partia Demokratike është gjobitur me shumën 10,000 lekë.
VENDIMI I GJYKATËS SË APELIT:
Mospranimin e kërkesës së ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
Gjobitjen e kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë në shumën 10,000 (dhjetëmijë) lekë. Ky vendim është i formës së prerë.
Një kopje e vendimit t’u komunikohet gjyqtares Irida Kacerja dhe kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë.
Vendimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU./btvnews.al