E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Krasta, qyteza që po rrënohet çdo ditë e më shumë

Qyteza e Krastës u krijuar për shkak të hapjes së minierave në zonën e Martaneshit para viteve 90-të. Për shkak të saj, qyteza u shtua shumë shpejt ky të gjithë ata që punonin në sektorin minerar morën edhe familjet, duke krijuar një vendbanim të ri në dukje urban. Por privatizimi i minierave bëri që shumë prej banorëve të Krastës të largoheshin nga aty, duke braktisur banesat e tyre.

Megjithë aktiviteti minerar në këtë zonë vijon edhe në ditët e sotme, qyteza ka marrë një pamje sikur të ketë dalë nga lufta. Ndërtesat industrial janë rrënuar, ndërsa pallatet po rrezikojnë jetën e atyre pak banorëve që jetojnë ende në to. Në rrugët e qytezës takon vetëm të moshuar pasi rinia është larguar edhe nga këtu.

Murat Bala e Hajdar Saliu janë dy të moshuar të cilët po kalojnë ditën në qendër të qytezës. Ata thonë se Krasta është braktisur jo vetëm nga njerëzit por edhe nga pushteti vendor. Sipas tyre, Bashkia Bulqizë i ka përqendruar investimet vetëm në qytetin e Bulqizës.

Për Murat Balën qyteza ka marrë pamjen e një vendi të dalë nga lufta duke i ngjarë qyteteve të Ukrainës që sulmohen nga Rusia, me ndryshimin e vetëm që në Krastë nuk ka humbje jetësh njerëzore.Problemet në zonën e Martaneshit nuk janë vetëm në Krastë por edhe në fshatra, ku shumë prej tyre janë thuajse të braktisur totalisht. /btvnews.al  

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit