Një audio-përgjim i publikuar ditën e sotme ka tronditur klubin e Barcelonës. Mediat vendase raportojnë se një hetim i autoriteteve spanjolle ka treguar se shifrat stratosferike të kontratave të Leo Messi dhe Gerard Pique i janë dhënë mediave nga vetë drejtuesit e klubit katalanas, me në krye Presidentin e atëhershëm Bartomeu.
Po ashtu hetimi ka zbuluar edhe ofendimet e rënda që zyrtarë të lartë të Barcelonës i bënin lojtarëve më të mirë të skuadrës.
Një prej lojtarëve që është ofenduar nga drejtuesit e klubit është dhe Lionel Messi, i cili deri vitin e kaluar ka luajtur për katalanasit.
Shefit i shërbimeve juridike të klubit, Román Gómez Ponti për Messin dëgjohet të ketë thënë: Bartomeu, sinqerisht, nuk mund të tregohesh kaq i mirë me atë mi kanalesh. Klubi i ka dhënë gjithçka dhe ai vendosi diktatin e tij për merkaton, rinovimet, reklamat, duke parë vetëm interesin e tij. Ne i dimë shantazhet që na ka bërë ai xhuxhi, që Barcelonës i ka borxh jetën. Shpresoj që të largohet sa më parë nga Barcelona.
Ndërkohë presidenti i atëhershëm i klubit, Bartomeut ka thënë: Jam dakord me shumë gjëra, por Barcelona është e para dhe artikuj të tillë e dëmtojnë klubin.
Ende nuk ka një sqarim nga klubi për këto deklaratë të publikuara, po ashtu as Messi nuk ka reaguar lidhur me këtë./btvnews.al