E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Meta: Përpjekjet e Edi Ramës për të shmangur vëmendjen nga “dyshekët” dhe “inceneratorët” do të dështojnë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se kryeministri Edi Rama po përpiqet që të heqë vëmendjen nga skandalet e njëpasnjëshme që po ndodhin në vendin tonë, duke u marrë me opozitën.

Komentet Meta i ka bërë gjatë një deklarate për mediat, ku tha se 14 maji do të jetë një uragan i vërtetë për ndryshimin, pasi sipas tij shqiptarët me votën e tyre do të dënojnë qeverinë në pushtet.

Ai kërkoi nga të gjithë funksionarët publikë që të jenë të kujdesshëm kur firmosin për tendera të ndryshëm, pasi sipas tij, drejtësia do të veprojë dhe ata që votojnë akte korruptive do të përfundojnë në burg.

“14 maji do të jetë një uragan për ndryshim. Çdo shqiptar do të votojë ndryshimin.

Nuk më takon mua të komentoj zhvillimet në PD, pasi qëndrimi im se kush është PD është i qartë, pasi ai është i marrë nga vendimi i popullit më 6 mars dhe nga zhvillimet në vijim.

Ka ndodhur një paradoks i madh, sepse 4 deputetë që janë edhe shumë shembullorë, paskan bërë një super reflektim për ngjarjet e 8 janarit, pasi ata kanë pranuar për të pranuar kryetar të grupit Parlamentar zotin Salianji, i cili ka qenë në krahun e kundërt në 8 janar.

Çdo manovër e Edi Ramës është e dështuar për të shmangur vëmendjen nga skandalet. Skandalet e tij nuk i mbulon dot më asgjë. Nuk mbulohet dielli me shoshë thotë populli. Çdokush e kupton që po jetojmë në një regjim kleptokratik të padurueshëm. Ky korrupsion është jo vetëm shkaku kryesor i varfërimit të shqiptarëve.

Çdo manovër që stiset nga Edi Rama lidhur me opozitën, do të dështojë. Pasi ai e di shumë mirë se opozita e pas 14 majit do të jetë shumë më e fortë. Ju e shikoni rruga Xhon Belushi se çfarë kryevepër korrupsioni ishte. Falë kandidatit Belind Këlliçi u parandalua një vjedhje e madhe. Unë i ftoj të gjithë që të jenë të vëmendshëm dhe të denoncojnë aktet skandaloze korruptive. Të gjithë zyrtarët të jenë të kujdesshëm kur firmosin, sepse do të përfundojnë nëpër burgje.

Besoj se e thashë shumë të qartë. Mos të merremi me lajme të vitit të kaluar. Është një lajm tepër i vjetër.

Shkodra ja vë notën kujtdo, më mirë se në çdo qytet tjetër në Shqipëri. E dinë shumë mirë shkodranët që disa nga veprat më të mëdha janë bërë në vitet 2000-2002 kur unë isha kryeministër.

Përpjekjet për të shmangur vëmendjen nga skandalet, dyshekët dhe inceneratoprët, janë përpjekje e dëshpëruar e rilindjes. Dy kate më lartë flamuri i lirisë në Shkodër”, u shpreh Meta. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit