Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Lalar të Fierit. Policia në një njoftim për mediat sqaron se një 64-vjeçare është goditur nga një bagëti e imët, dash dhe ka ndërruar jetë.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të kësaj ngjarje të rëndë, por mësohet se hetimet do ti kalojnë prokurorirsë së Fierit.
“Në datë 11.01.2023, rreth orës 15:30, në fshatin Lalar, ka ndërruar jetë shtetasja F. V., 64 vjeçe, e cila është goditur nga një bagëti e imët (dash). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./btvnews.al