E martë, 26 Nëntor, 2024

Një ditë me fat do jetë kjo e sotmja për beqarët, mësoni çfarë parashikon horoskopi për ju

DASHI– Nëse deri më sot gjërat mes jush dhe partnerit kanë ecur mirë, përfitoni edhe për të marrë disa vendime të rëndësishme. Për ju ka për të ndryshuar çdo gjë pozitivisht. Në planin financiar do ketë goxha përmirësime. Shfrytëzojeni rastin për të shlyer borxhet.

DEMI- Dite negative ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do jeni shumë kokëfortë dhe nuk do merreni vesh për asgjë me atë që keni në krah. Beqaret do jenë pafund të hapur dhe mundësitë për të krijuar lidhje do jenë të njëpasnjëshme.

BINJAKËT– Do veproni me shumë takt dhe diplomaci gjatë kësaj dite dhe gjendja në planin sentimental ka për të qenë e jashtëzakonshme. Nuk do keni më as debate për gjëra elementare. Beqarët do e takojnë më në fund shpirtin e tyre binjak.

GAFORRJA– Beqarët edhe pse do mundohen shumë nuk do arrijnë dot të fillojnë një lidhje ashtu si e kishin ëndërruar. Në planin financiar asgjë e keqe nuk do ndodhë sepse do dini mirë si t’i bëni llogaritë. Nuk do përballeni me asnjë lloj problemi.

LUANI– Marrëdhënia juaj me partnerin ka për të qenë e këndshme dhe mjaft harmonike gjatë kësaj dite. Do ndiheni më së miri dhe do bëni edhe plane afatgjata. Beqarët më mirë të presin edhe pak para se të hedhin hapa sepse mund të bëjnë gabime të pafalshme.

VIRGJËRESHA– Ditë e begatë do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do i harroni të gjitha problemet e së shkuarës dhe do mendoni me pozitivizëm drejt së ardhmes. Beqarët do e takojnë më në fund shpirtin e tyre binjak dhe çdo gjë do ju ndryshojë rrënjësisht.

PESHORJA– Dita mjaft romantike do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Emocionet që do përjetoni do jenë të paimagjinueshme. Beqarët do realizojnë takime pafund, por nuk do ndihen ende gati për të hedhur hapa.

AKREPI- Sot duhet të reflektoni me shume kujdes ju te dashuruarit sepse po bëtë gabime gjerat mund t’iu ecin vërtet keq. Mendoni paksa edhe për te ardhmen. Beqarët do kenë një dite të  jashtëzakonshme. Personi që do takojnë do ua ndryshojë jetën njëherë e përgjithmonë.

SHIGJETARI- Ditë plot shkëlqim do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Çdo gjë mes jush dhe atij që keni në krah do ecë sipas parashikimeve. Beqarët do jenë të pavëmendshëm ndaj ftesave.

BRICJAPI- Marrëdhënie e stuhishme ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Për shumë gjëra do debatoni ashpër dhe nuk do bini aspak në një mendje. Buxheti nuk do jetë i keq.

UJORI- Partneri do përkujdeset në pafundësi për ju gjatë kësaj dite prandaj ju do e adhuroni edhe me tepër nga më parë. Në planin financiar duhet të jeni gjatë gjithë kohës të kujdesshëm sepse po bëtë ndonjë gabim gjendja mund të përkeqësohet.

PESHQIT– Nëse jeni në një lidhje, gjërat nuk kanë për të ecur shumë mirë sot. Do grindeni edhe për gjërat me elementare dhe nuk do ndiheni aspak të qetë. Beqarët nuk do mundin dot ta bëjnë për vete personin e ëndrrave dhe do vazhdojnë të mbeten të vetmuar./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit