E martë, 26 Nëntor, 2024

“Nuk kam besim te ty, mu hiq sysh!”, Kiara përballet sërish me Luizin: Me mua s’ke më punë

Kiara dhe Luizi janë përballur sërish mbrëmjen e djeshme. Moderatorja i ka kërkuar këngëtarit mos t’i flasë dhe mos t’i afrohet më, pasi sipas saj raporti mes tyre ka përfunduar.

Ndërkohë nga ana tjetër Luizi vazhdimisht i ka kërkuar të falur pas asaj se çfarë ndodhi duke i kërkuar qëta dëgjonte dhe ta bësonte për ato që po i thoshte.

Kiara: Unë me ty nuk dua të kem më punë, më rri larg, më lër hapësirë se po çmendem, me mua nuk ke  më punë fare. Nuk kam më besim te ty, e kupton këtë? Nuk di si ta them më troç, edhe vendi të hapet këtu, ti me mua s’ke më punë. Më rri larg! Nuk të shoh dot në sy, më është kthyer në një gjendje shumë të keqe! Si nuk të vjen zor?

Luizi: Nuk e pranon faljen time?

Kiara: Më lër të qetë të lutem, mos mu afro më, nuk dua më shpjegim nga ty, mu hiq sysh, nuk të dua më fare . Nuk je i denjë të rrish afër meje! Unë dua një mashkull tamam, jo një gënjeshtar! Nuk mundem më , po më plas zemra, jam aq keq sa ishalla them dal të shtunën!/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit