Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme por të ftohta. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e mëngjesit, nëpër lugina do të shfaqet mjegulla e mjegullina kalimtare.
Përgjatë akseve rrugore në zonat malore prezencë të akullit. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-7m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga -3 deri në 3°C, në zonat e ulëta nga -2 deri në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 2 deri në 12°C./btvnews.al