E martë, 26 Nëntor, 2024

VIDEO – “Droni edukues” ndëshkon shoferët që nuk respektojnë korsinë e lëvizjes

“Droni edukues”, një intrument i ri që i është vënë në dispozicion të policisë për rritjen e sigurisë rrugore po ndëshkon çdo ditë shoferët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije përmes se të gjithë ata shoferë të cilët shfaqen në videot e kapura nga droni duke mos respektuar korsinë e lëvizjes do të marrin gjobë deri në 3 mijë Lekë.

“Një ndër objektivat e “👁Dronit edukues👁” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video kryejnë manovër të gabuar, duke mos respektuar drejtimin apo korsinë e lëvizjes, shkelje e cila ndëshkohet me gjobë deri në 3000 lekë, sipas nenit 152 të Kodit Rrugor”, është ky njoftimi i policisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit