Autoritete franceze bëjnë me dije se autori është një 23-vjeçar dhe aktualisht ndodhet në spital dhe më pas do transportohet për në paraburgim, nën akuzën për tentativë për vrasje.
Prokuroria vlerësoi se gjendja shëndetësore e të riut, i cili mbeti i plagosur nga zjarri i policisë, lejon marrjen e masave, si ajo e mbajtjes në burg.
Ndalimi i të riut erdhi nga dy oficerë policie, të cilët qëlluan dhe plagosën autorin. 23-vjeçarika marrë plagë në gjoks dhe krahë, por gjendja e tij nuk konsiderohet si kritike. Ajo çka duhet theksuar është fakti se policët që qëlluan të riun, ishin jashtë detyrës në atë moment.
Prokuroria e Parisit ka deklaruar se i ri “pa asnjë arsye filloi të qëllonte njerëzit, ku vetëm viktimën e parë e ka goditur 20 herë.
De origen libio, con 22 años y una orden de expulsión: el perfil del atacante de la Gare du Nord de París al grito de «Allah Akbar»
Por @rubnpulidohttps://t.co/FAApvywdiI pic.twitter.com/0DCq6rYn2r
— La Gaceta de la Iberosfera (@gaceta_es) January 12, 2023
Sipas një burimi policor, thuhet se sulmuesi është libanez, ndaj të cilit është lëshuar një urdhër depërtimi, i cili nuk është zbatuar për shkak të paqëndrueshmërisë që mbizotëron në Libi. /btvnews.al