Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky.
Kjo bisedë është bërë publike nga Presidenti Zelensky, i cili në një postim në mediat sociale shkruan se pjesë e diskutimit me Ramën ishte situata në front dhe rëndësia e rritjes së ndihmës për sigurinë e Ukrainës.
Had a phone call with 🇦🇱 PM @ediramaal. Congratulated on the 30th anniversary of diplomatic relations between our states, noted the opening of 🇦🇱 Embassy in Kyiv. Discussed the situation at the front, the importance of increasing security aid to 🇺🇦 & support for our #PeaceFormula
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 13, 2023
“Pata një telefonatë me kryeministrin Edi Rama. Duke uruar për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve tona, vuri në dukje hapjen e Ambasadës në Kiev. Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë e Ukrainës dhe mbështetjen për Formulën tonë të paqes”, është ky postimi i Zelenskyt.
Kujtojmë se Shqipëria dhe Ukraina festojnë këtë vit 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike dhe se është lajmëruar se vendi ynë do të hapë ambasadë në Kiev./btvnews.al