E martë, 26 Nëntor, 2024

Arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali, akuzohet për një seri vjedhjesh në banesa

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh në zonën e Breshias.

Mediat vendase raportojnë se hetimet për shqiptarin kishin disa kohë që kishin nisur, por ditët e fundit ai është pikasur nga policia. Hetuesit si fillim kishin zbuluar mjetin me të cilin lëvizte për të kryer vjedhjet, e më pas arritën që ta lokalizonin atë.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, në momentin kur është ndaluar nga policia ka bërë rezistencë dhe ka dashur që t’i dhunojë, por është vënë në pranga.

Po ashtu bëhet me dije se nga kontrolli i ushtuar në mjetin e tij, janë gjetur sende të vjedhura në disa banesa.

44-vjeçari njihet si një person me precedentë penal, pasi rezulton i dënuar për krime kundër pronës. Në vitin 2021 është dëbuar nga Itali, por kishte arritur që ilegalisht të hynte sërish në këtë vend./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit