E martë, 26 Nëntor, 2024

Banderola kundër Kosovës dhe fyerjet kundër Xhakës e Shaqirit në Botëror, FIFA dënon kombëtaren e Serbisë

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka marrë sot vendimin përfundimtar kundër Serbisë lidhur me gjestet antisportive të shfaqura gjatë ndeshjes kundër Zvicrës, në Kupën e Botës Katar 2022.

Në një njoftim në faqen zyrtare, FIFA bën me dije se Serbia është dënuar me një gjobë prej 50 mijë Frangash dhe me një ndeshje me mbyllje të pjesshme të stadiumit, ku nuk do të lejohet hyrja e një pjese të tifozëve.

Komiteti Disiplinor i FIFA-s e ka ndëshkuar Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 50 mijë frangash dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (25% e vendeve të mbyllura) në ndeshjen e radhës zyrtare të FIFA-s që do të luhet në nivelin “A” nga kombëtarja e saj për meshkuj për shkelje të neneve 13 (Diskriminimi) dhe 12 (Sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA-s dhe thirrjet fyese nga mbështetësit serbë dhe sjelljen e keqe të ekipit (sanksione individuale për shtatë lojtarë) gjatë ndeshjes Serbi – Zvicrës në Kupën e Botës”, është ky njoftimi nga FIFA.

Ky ndëshkim për kombëtaren serbe vjen pasi në dhomat e zhveshjes shfaqën një flamur ku harta e Kosovës ishte me ngjyrat e flamurit serb. Po ashtu tifozët dhe lojtarët e Serbisë kanë fyer lojtarët e Zvicrës me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit