E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Daçiç: SHBA kërkon që të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka treguar detaje nga takimi me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Në një deklaratë për mediat, Daçiç tha se i ka thënë Chollet se Serbia është e gatshme për dialog dhe se “vijat e tij të kuqe” janë se nuk ka rinegociata për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Sipas mediave serbe ai ka shtuar se në takimin me Chollet ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç është garantuesi kryesor i paqes dhe stabilitetit në rajon, Serbi dhe Kosovë.

Më tej Daçiç tha ase Kurti është “djegësi i Ballkanit” dhe pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në rajon. Po ashtu sipas tij SHBA do të formohet “Asocacioni i Komunave me shumicë Serbe” dhe se është pozitive të dëgjohet kjo nga një zyrtar i lartë amerikan./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit