E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Dibër/ Ju gjet një sasi e vogël kanabis sattiva, procedohet 29-vjeçari

Ditën e sotme është proceduar penalisht shtetasi S.F., 29 vjeç, banues në Dibër.

Këtij të fundit iu gjet një sasi e vogël narkotike canabis sattiva.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Dibër proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin S.F., 29 vjeç, banues në Dibër, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike canabis sattiva.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit