E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Ja me cilin banor të “BBV” bëjnë tifo Beniada dhe partneri i saj

Ish-banorja e Big Brother VIP 1 dhe partneri i saj duhet të kenë kaluar një natë të qetë mbrëmjen e djeshme në shoqërinë e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Beniada Nishani, një nga personat më të dashur të edicionit të kaluar, duket se po pozicionohet në kampin e Luizit. Përmes një postimi në story ku duket këngëtari Luiz Ejlli që mban një batanije për të ndihmuar Kiarën teksa ndërrohet.

Beniada shkruna në postimin e saj: “Të Dua”

Gjithashtu, kjo mbështetje për Luizin vjen dhe nga i dashuri i saj Blerti Hajdari, ku këtë e tregon përmes 2 story-ve në instagramin e tij që pasojnë njëra-tjetrën.

Ai shkruan: “është legjendë përfundimisht” dhe “pure love” përkthyer në shqip dashuri e pastër.

Le të themi se familjes Hajdari nuk u përputhen mendimet kur vjen puna tek Big Brother VIP Albania. Duket se dy Vellezërit Blerti dhe Arbëri nuk ndajnë të njëjtat mendime për personazhin e Luizit bazuar kjo në qëndrimin e këtij të fundit gjatë emisionit të së martës. Por a i ka ndryshuar opinion për Luizin këto ditë Arbër Hajdarit, opinionisti të BBV2? Kjo mbetet të shihet në emisionin e së shtunës. Deri atëherë dimë vetëm se Beniada dhe partneri i saj janë #meluizin .

Artikuj te ngjashem

Me te fundit