Një aksident është regjistruar sot në Rrugën e Arbrit.
Mësohet se një fadrmonë është përmbysur, pasi nuk i ka punuar sistemi i frenimit, për pasojë punonjësi i firmës “Gjoka” ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ndodhi pranë tunelit të Murrizit, për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Njoftimi i Policisë:
Në afërsi të tunelit të Murrizit, gjatë punës shtetasi Leonard.Vraja., duke drejtuar mjetin tip fadromë në pronësi të një subjekti, ka humbur kontrollin mbi mjet duke rënë në anë të rrugës. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /btvnews.al