Një 54-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi është kapur në gjendje të dehur duke ngarë makinën.
Policia në një njoftim për mediat bën me dije se në pranga ka rënë 54-vjeçari me iniciale Z.F., i cili edhe pse kishte konsumuar alkool po drejtonte mjetin e tij.
“Shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin Z.F., 54 vjeç, banues në Dibër. 54-vjeçari është konstatuar nga patrulla e policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur”, sqaron policia e Dibrws./btvnews.al