Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kthyer këtë të premte për rishqyrtim në Kuvend “Ligjin për dekoratat”, i cili është ligji parë që kreu i shtetit kërkon nga deputetët që të rishikohet.
Në një njoftim për mediat, Begaj sqaron dhe arsyet që e kanë shtyrë për të kthyer në Kuvend ligjin që do të rregullojë dhënien e dekoratave në vendin tonë.
Sipas njoftimit nga Presidenca, rikthimi i ligjit në Kuvend është bërë për arsye se dhënia e dekoratave është një atribut i kreut të shtetit dhe se projekti i propozuar nga maxhoranca çon në kufizimin e kompetencës kushtetuese e të parit të shtetit.
“Kemi një ngushtim të kompetencës kushtetuese të Presidentit për dhënien e dekoratave nëse analizojmë me kujdes përmbajtjen e neneve të projektligjit “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, sqaron ndër të tjera Presidenca./btvnews.al
Arsyet e plota të kthimit në Kuvend të “Ligjit për dekoratat” i lexoni duke klikuar KËTU.