Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se pensionistët do të marrin një bonus tjetër, përveç atij që morën nga “Pako e madhe”.
Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se bonusi është programuar për t’u dhënë në muajin Prill për të lehtësuar barrën e inflacionit të luftës.
“Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur🫶
*Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme😍”, është ky postimi i Ramës./btvnews.al