E hënë, 2 Dhjetor, 2024

“Rasti i Katalonjës dhe i yni, jo të njëjta”, Albin Kurti për “El Pais”: Pres që Spanja të ndryshojë qëndrimin për njohjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret që kreu i qeverisë spanjolle, Pedro Sanchez të ndryshojë qëndrimin e tij për njohjen e Kosovës, pasi sipas tij, rasti me Katalonjën nuk është i njëjtë.

Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, së bashku me Greqinë, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë.

Në një intervistë për gazetën më të madhe spanjolle “El Pais”, Kurti thotë se brenda ish- Federatës Jugosllave, Kosova ishte pjesa më e varfër e vendit dhe më e shfrytëzuara, ndërkohë që Katalonja dhe vendi bask janë rajonet më të pasura të Spanjës.

Sipas Kurtit “raporti i menaxhimit jugosllav ndaj Kosovës ishte kolonial, i ngjashëm me atë të Francës në raport me Algjerinë”.

Për Kurtin nuk ka asgjë shqetësuese që Madridi dhe Barcelona t’i zgjidhin me dialog gjërat e tyre meqenëse Spanja është një vend demokratik, ndërsa Prishtina dhe Beogradi kanë probleme pasi “Serbia është shtet autokratik”./KP

Artikuj te ngjashem

Me te fundit