E premte, 29 Nëntor, 2024

Temperaturat do të ulen dhe do ketë prezencë të akullit në rrugë, mësoni si parashikohet moti për sot

Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mbrëmjes pritet të jenë deri të dendura.

Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e mëngjesit përgjatë luginave. Përgjatë aksesve rrugore në zonat malore në orët e mëngjesit prezencë të akullit në rrugë.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-7m/s, hera-herës në bregdet era fiton shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga -4 deri në 4°C, në zonat e ulëta nga -3 deri në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 2 deri në 13°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit