Fjala “çapaçul” e përdorur nga Luisi kundrejt banorëve të tjerë ka irrituar këta të fundit, por ai që ka reaguar më ashpër ka qenë Armaldo.
Ky i fundit është përfshirë në një debat me Luisin dhe i ka thënë që mos t’i thoshte më çapaçul, pasi nuk do i kishin njësoj raportet. Por edhe pse tenori ka ngritur zërin, Luisi e ka marrë me sportivitet sikur nuk ndodhi asgjë.
Armaldo: Çapaçul mua mos më thuaj, është hera e fundit që e thua.
Luisi: Ulu more burrë.
Armaldo: Jo mua çapaçul mos më thuaj, nuk kam ardhur si çapaçul këtu kam ardhur si Armaldo Kllogjeri. Mua mos më thuaj çapaçul.
Luisi: Ulu, ulu.
Armaldo: Nëse dëshiron t’i marrësh të gjithë si çapaçulë këta, merri. Mua mos ma thuaj.
Luisi: Pse të dogji ty?
Armaldo: Më dogji se the çapaçula hajdeni.
Luisi: Pse erdhe?
Armaldo: Erdha se më thirri vëllai i madh, jo ti./btvnews.al
View this post on Instagram