E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Dibër, DVP ceremoni për 110 vjetorin e Policisë së Shtetit

Edhe Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka zhvilluar këtë të premte një ceremoni për 110 vjetorin e Policisë së Shtetit.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Dhimitraq Ziu tha se policia e Shtetit do të jetë gjithmonë në mbështetje dhe mbrojtje të qytetarëve.

Ai vlerësoi veprën e lënë pas nga të gjithë ata efektiv policie që dhanë jetën gjatë kryerjes së detyrës. Në nder të këtij viti jubilar, u ndanë edhe çertifikata.

Të pranishëm në këtë ceremoni për 110 vjetorin e Policisë së Shtetit ishin edhe prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu e Kryebashkiaku Rahim Spahiu, të cilët uruan efektivët për datlindjen e Policisë së Shtetit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit