Ditën e djeshme e premtja ka përkuar me datën 13, ku për shumë persona supersticiozë kur një gjë e tillë ndodh mund të ndodhin gjëra të këqija. Për shumë persona kjo datë mund të shkaktojë pak frikë sepse mendohet që kombinimi i ditës së premte me numrin 13 lidhen me ngjarje jo dhe aq të mira.
Prej shumë vitesh kur data 13 përkon me ditën e premte, njihet si e ‘premtja e zezë’ dhe parashikohen që mund të ndodhin gjëra të këqija. Por “National Geographic” thotë se kjo datë e ditë nuk lidhej me fatin e keq deri në vitin 1907, kur u publikua një roman i titulluar “13, e premte”.
Këtë vit për ata që besojnë tek kjo datë, kemi një lajm të keq, pasi e premtja e zezë do të përsëritet sërish dhe në muajin Tetor. Edhe për vitin 2024 do të ketë dy data 13 që përkojnë me ditën e premte, ndërsa në vitin 2025 do të ketë vetëm 1.
Viti 2026 mund të jetë ai që do të shqetësojë më së shumti supersticiozët sepse do të përsëritet 3 herë: në muajt Shkurt, Mars dhe Nëntor./btvnews.al