E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Kovashica e Maqellarës, mes ndotjes nga ujërat e zeza dhe braktisjes nga banorët

Veç largimit të banorëve vitet e fundit, banorët e mbetur në fshatin Kovashicë të Dibrës përballen me probleme të shumta.

Një ndër madhoret që renditin këta banorë është ndotja e rrjetit të ujit të pijshëm.

Zeni Jashari thotë se situata është e tillë prej shumë kohësh ndërsa nuk është marrë asnjë masë. Jashari shton se ujin e pijshëm e sigurojnë nga burimet natyrore pasi kanë frikë të pijnë nga uji i rrjetit të ujësjellësit i cili ndotet nga ujërat e zeza të Maqellarës.

Të njëjtin shqetësim e ngrenë edhe banorë të tjerë të këtij fshati. Por ky nuk është problemi i vetëm për banorët e Kovashicës së Maqellarës. Ata kanë kërkuar vazhdimisht sistemimin për ujërat e ndotura, por deri tani kanë marrë vetëm premtime në fushata elektorale. Këto kanë qenë disa nga arsyet që shumë banorë të Kovashicës janë larguar, duke e braktisur atë.

Fshati Kovashicë është shumë pranë Maqellarës, por ashtu si në shumë fshatra të tjerë, edhe këtu investimet kanë qenë të pakta. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit