Dea Michelle dhe Amos Zaharia kanë shfaqur kimi mes njëri-tjetrit dhe përfliten si një nga çiftet që mund të krijohen brenda shtëpisë së BBV. Edhe pse blogerja mohon të ketë pëlqim apo ndjenja për aktorin, një romancë duket në horizont.
Ndërsa gjatë një loje të organizuar nga produksioni, ata kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë. Amos dhe Dea Michelle duhet një realizonin një skenë filmi dhe janë ndihmuar edhe nga banorët e tjerë.
Skena u realizuar në tualetin e shtëpisë, ku banorët lagnin me ujë blogeren dhe aktorin për të ndihmuar në realizimin e pjesës së filmit, ndërsa u puthën para kamerave.
Nuk dihet nëse kjo puthje ishte vetëm si pjesë e provës, apo mes tyre do të lindë dashuria.
Ndonëse Dea la pasur një lidhje 5-vjeçare dhe fundi i së cilës ka qenë i vështirë për të. Ajo ka dhënë sinjale se ende ka ndjenja për të, duke lënë një shteg të hapur edhe për rikthim.