E martë, 26 Nëntor, 2024

24-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Ata që mohojnë gjenocidin, ëndërrojnë për përsëritjen e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në akademinë përkujtimore me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut. Ai u shpreh se ata të cilët e mohojnë gjenocidin, ëndërrojnë për përsëritjen e tij.

Ata të cilët e mohojnë gjenocidin, ata ëndërrojnë për përsëritjen e tij. Por, një krim kundër njerëzimit, e një gjenocid si ai që kryen forcat e Serbisë në Reçak me 15 janar, nuk mund të fshihet, nuk mund të mjegullohet dhe nuk mund të amnistohet”, u shpreh ai.

Po ashtu Kurti u shpreh se shteti i Kosovës nuk amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës.

“Sot në 24-vjetorin e masakrimit të 45 shqiptarëve nga forcat e Serbisë në Reçak, teksa kujtojmë dhe nderojmë të gjitha viktimat e asaj kohe të errët, më lejoni që para jush, nga pozita e Kryeministrit të Republikës së Kosovës t’iu them që shteti ynë demokratik nuk i amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës”, tha ai./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit