DASHI- Jeta juaj në çift do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur sot. Yjet do ju mundësojnë një lidhje fantastike dhe nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni. Beqarët nuk do jenë shumë të vendosur dhe ka rrezik të mos përfitojnë nga mundësitë e shkëlqyera që do iu jepen.
DEMI– Nëse jeni ne një lidhje mos bëni gabimin e madh të flirtoni me persona të tjerë sepse keni për t’u penduar për gjithë jetën. Beqarët do kenë shumë njohje, por për asnjërin nga personat nuk do ju rrahë zemra fort.
BINJAKËT- Beqarët jo vetëm që do kenë njohje interesante, por në jetën e tyre pasioni mund të ndizet flakë. Përfitoni nga çdo moment. Në planin financiar mjafton të shmangni operacionet e rrezikshme dhe gjendja ka për të mbetur gjatë gjithë kohës e mirë.
GAFORRJA- Ditë shumë e vështirë ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Në disa momente do ndiheni si të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëni. Në planin financiar do jeni gjatë gjithë kohës optimiste dhe nuk do ndaleni përballë sfidave që do iu dalin.
LUANI- Ditë mjaft dinamike ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Në planin financiar do bini viktima të dëshirave tuaja të çmendura dhe mund të mbeteni keq.
VIRGJËRESHA- Ditë pasive do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Herë pas here edhe mund të mërziteni dhe do doni të bëni diçka ndryshe. Beqarët nuk do duan të bëjnë aspak ndryshime sepse edhe ashtu si janë ndihen për mrekulli.
PESHORJA– Nuk do keni durimin e duhur për ta dëgjuar partnerin tuaj sot dhe kjo do nxitë herë pas here debate dhe probleme. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me aventura dhe emocione.
AKREPI- Asgjë nuk do ecë mirë sot mes jush dhe atij që keni në krah. Gjatë gjithë kohës do keni dyshime dhe nuk do dashuroheni dot qetësisht. Me shpenzimet mundohuni të jeni të arsyeshëm gjatë gjithë kohës dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
SHIGJETARI- Edhe pse mund të keni probleme në jetën tuaj në çift, nuk duhet kurrsesi të dekurajoheni sot. Duke u mbyllur në vetvete dhe duke e lëshuar veten asgjë nuk do mund të rregullohet.
BRICJAPI- Marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet tej mase gjatë kësaj dite. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do jeni shumë më optimistë. Beqarët do marrin shumë ftesa, por asnjëri nuk do mund t’ua ndryshojë mendjen për të filluar një lidhje.
UJORI- Edhe pse në një lidhje sot do ndiheni shume vetëm ju të dashuruarit. Nuk do e ndieni aspak ngrohtësinë e dikurshme te partnerit. Beqarët duhet të tregohen më të matur dhe më të kujdesshëm sepse jo të gjithë personat që do i joshin do jenë ashtu si duken në pamje të parë.
PESHQIT- Nëse keni edhe dyshimin më të vogël ndaj partnerit tuaj sot, flisni hapur me të dhe mos i mbani asgjë të fshehtë. Vetëm në këtë mënyrë do i shmangni problemet serioze. Beqarët më në fund do realizojnë një takim interesant dhe mjaft serioz./btvnews.al