Një 43-vjeçar që kishte mbetur i bllokuar në një zonë malorë në kanionet e Holtës në Gramash, ku kishte shkuar si turist është nxjerr nga forcat e policisë në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia nisi kërkimet për të që mbrëmjen e djeshme, por i ndërpreu për shkak të errësirës. Ndërkohë gjatë paraditës së sotme është punuar për nxjerrjen e tij dhe nga forcat RENEA, ku në fund gjithçka ka rezultuar me sukses.
Turisti i identifikuar si Andrea Dervishi ishte bllokuar në një zonë shumë të thepisur mes disa shkëmbinjve./btvnews.al