Reperi Stresi i ka habitur të gjithë mbrëmjen e djeshme ku ka kërkuar papritur të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”. Ai ka kërkuar me insistim duke qëlluar me shkelm dhe dyert e shtëpisë të cilat ishin të gjitha të mbyllura.
E gjitha nisi pas një sfide nga ku ai dhe Jualiana ishin të lidhur me njëri- tjetrin me pranga duke ruajtur që zjarri të mos fikej. Por në një moment ai ka humbur durimin dhe ka kërkuar që të largohet nga shtëpia.
“E kam me veten, kam probleme me vetën, nuk e kam problemin me ty, e kam problemin me veten, nuk rri dot më këtu, s’jam për këtu unë më. E kam me durimin tim, nuk duroj dot më. Më ka ardhur dita, nuk mbajë dot këtu, nuk rri dot më këtu. Nëna Shpresa më pret në shtëpi”, ishin këto deklaratat e Stresit.
Por më pas ai është qetësuar dhe ka vendosur që ta vijojë lojën, por ka treguar se është në gjendje të rënduar emocionale.
“Plasa, mu shtrëngua zemra. Nuk ma ka fajin asnjë, por të mblidhen të gjitha gjërat dhe kemi nevojë…është psikologjike. Volla, u bëra keq. Nuk është natyra ime t’i bie dhomës dhe dyerve me shqelm. Bllokohesh për një moment, se çfarë nuk kemi kaluar për 1 muaj e gjysmë. Ke bërë gabim e kanë bërë gabime, të kanë tjetërsuar e ke çtjetërsuar”, u tregoi ai banorëve./btvnews.al
View this post on Instagram