Një piktor argjentinas i njohur për vizatimet e tij në para, ka bërë portretin e Lionel Messit në një kartëmonedhe prej 10 Pesos.
Mauro Markos këtë pikturë e ka shpërndarë videon duke pikturuar në mediat sociale dhe ka marrë shumë komente.
Pas bujës së madhe që bëri, njëri prej fansave të futbollistit donte ta blinte për 60.000 Pesos. Pavarësisht kësaj, ëndrra e piktorit është që “Pleshti” të arrijë ta shikojë veprën e realizuar.
“Do të doja të paktën që Mesi ta shihte. Nëse do të më pyeste, nuk e mendoj dy herë dhe do ia jap. E nisa ditën e parë të Kupës së Botës dhe e përfundova pikërisht në orën 6 të mëngjesit në ditën e finales”, deklaroi 23-vjeçari./btvnews.al