Këngëtari Luiz Ejlli duket se është shumë i dhënë pas moderatores Kiara Tito. Ai ka përdorur të gjitha mënyrat për ta bërë për vete, por sërish nuk ka arritur që t’ia fitojë zemrën pasi ka bërë dhe shumë gabime.
Mëngjesin e sotëm Luizi ka vendosur që t’i shkruajë një letër Kiarës duke e ftuar atë për kafe dhe e quan princeshë. Në një zarf, ai i ka bërë kërkesën për kafe duke përdorur një laps të vajzave në shtëpi.
“Mund ta kem mundësinë të pi një kafe me princeshën Kiara Tito…”, është kjo përmbajtja e letrës së tij për Kiarën./btvnews.al
View this post on Instagram