E martë, 26 Nëntor, 2024

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën 2 italianë dhe shoferi shqiptar

Një aksident tragjik me pasojë humbjen e jetëve të tre personave ka ndodhur ka ndodhur ditën e sotme në Itali.

Mediat vendase bëjnë me dije se një prej viktimave është shqiptar i identifikuar si Eduard Ndoj, 45-vjeç. Dy viktimat e tjera janë shtetas italianë Martina Pagin dhe Diego Rampazo.

Mësohet se ata po udhëtonin me automjetin tip Audi që drejtohej nga 45-vjeçari shqiptar pasi kishin qëndruar deri vonë në një lokal.

Shqiptari Ndoj jetonte me prindërit e tij prej 28 vitesh në Itali dhe punonte si shoferi kamioni në një kompani me qendër në Terrassa.

Në momentin e aksidentit, Ndoj doli nga automjeti si pasojë e përplasjes së fortë duke humbur jetën, ndërsa dy viktimat e tjera u nxorën pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, pasi makina ishte shkatërruar thuajse plotësisht./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit