Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë zhvilluar ditën e sotme një takim sqarues vetëm për vetëm në një ambient larg banorëve të tjerë në shtëpinë e Big Brother VIP. Ata kanë pasur një bisedë shumë të gjatë dhe kanë sqaruar shumë gjëra me njëri-tjetrin, të cilat i kishin lënë pezull ditët e fundit.
Luizi i kërkoi Kiarës të sqarojë nëse e bezdis prania e tij në shtëpi ndërkohë që moderatorja i tha se jo dhe se do të vazhdojë të qëndrojë me të edhe pse të gjithë banorët e tjerë i janë kthyer kundër.
Moderatorja foli edhe për krisjen e raportin e saj me aktoren Olta Gixhari duke e cilësuar atë lojtare dhe shumë manipuluese në raport me të, dhe se shpesh herë ka treguar mungesë respekti duke mos e dëgjuar deri në fund atë që ka për të thënë.
Luizi: A të bezdis prania ime?
Kiara: Nuk më bezdis
Luizi: A e ke problem, a ke menduar që duke qëndruar me mua e ke gjithë shtëpinë kundër?
Kiara: Ata do më thonë mua me kë të rri?
Luizi: A e ke menduar këtë pjesë?
Kiara: E marr parasysh.
Luizi: A më sheh me sy tjetër?
Kiara: Me çfarë syri?
Luizi: Atë pyetje po të bëj tjetër
Kiara: Jo nuk të shoh. Nuk më ikën inati.
Luizi: Po të them mos ma përmend më
Kiara: Sikur të jesh pak më i tërhequr.
Luizi: Bjordit i kam thënë do mundohem me të imituar, mos ma merr për keq se nuk kam asgjë me ty. E kanë përdorur këta që unë të kam qëndruar ty mbrapa që të dukem sikur dua të dukem. Po të mos kisha qenë unë shkaku nuk të kisha qëndruar në atë masë. Ka qenë nata e parë që ke ardhur këtu, kam hyrë te dhoma e rrëfimit dhe kam thënë ju lutem. Nuk mundem i thashë se më duket sikur do të bëjë diçka dhe nuk ka forcë me u ngritur. Ti nuk më ke thirrur, dhe kam parë vetëm çarçafin dhe kam lëvizur. E kam bërë me gjithë shpirt. Edhe dje që të pashë në fytyrë. Dje ishe bërë e verdhë. Ishe pa ngrënë. Ishe keq dhe u ndjeva vërtetë keq. Ku është gjëja e keqe sot. Ai reagimi jot që ti më thua do ikësh, do ikësh. Nesër mund të rrëshqas në pllaka, mund të thyej këmbën. Unë prej kujt pres me më sjell një gotë ujë.
Kiara: Kjo gjëja me Oltën ka nisur përpara. Që kur unë u rrëzova. Ti ishe i pari që erdhe. Dhe pse unë po të thosha ik. Edhe hera e dytë, e tretë që jam munduar të flas me të nuk më dëgjon. Më është prishur imazhi që kisha ndërtuar për atë. Shumë gjëra kanë treguar që është lojtare dhe shumë manipuluese. Dhe kunjaxhie. Ta kuptoj njëherë unë fjalën kunjaxhie se nuk e kam idenë./btvnews.al