E premte, 29 Nëntor, 2024

Erdogan telefonatë me Putin: Turqia gati për të qenë negociatore mes Rusisë dhe Ukrainës

Turqia është e gatshme të marrë rolin e një ndërmjetësi midis Rusisë dhe Ukrainës për të lehtësuar paqen e përhershme midis dy vendeve.

Ky është mesazhi që presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan i ka dhënë homologut të tij rus Vladimir Putin në një telefonatë që kanë zhvilluar këtë të hënë.

Mediat turke bëjnë me dije se Erdogan i tha Putinit se Ankaraja është e gatshme për moderim dhe ndërmjetësim mes dy fqinjëve ndërluftues për paqe të përhershme.

Ata diskutuan gjithashtu për korridorin e grurit dhe hapat konkretë për dërgimin e grurit rus të përpunuar në miell në vendet afrikane.

Të dy udhëheqësit konfirmuan po ashtu dhe bashkëpunimin, me prioritete duke përfshirë furnizimin me gaz rus dhe krijimin e një qendre rajonale të gazit në Turqi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit