E martë, 26 Nëntor, 2024

Hidhet nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë në vend 33-vjeçari

Një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga kati i dytë i banesës së tij. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Farkë të Vogël në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 16.01.2023, në Farkë të Vogël, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. Gj., 33 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, komunikon policia. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit