E martë, 26 Nëntor, 2024

“Karikoji armët”, Olta merr këshilla nga Kristi se si të sillet kundër Luizit

Kristi dhe Olta duket se po afrohen shumë me njëri-tjetrin për të qenë kundër Luizit në shtëpinë e Big Brother VIP.

Ata sot kanë zhvilluar një bisedë, ku Kristi i ka dhënë disa këshilla aktores. Ai i tha Oltës që të mos i japë më këshilla Kiarës se çfarë të bëjë me Luizin dhe të mos ia vëri më në dukje ‘defektet’ atij, pasi në këtë mënyrë do ta forcojë atë më shumë.

Sipas Kristit, nëse Olta i thotë gjithë kohën Luizit se ai po sillet keq dhe se Kiara duhet të distancohet nga ai, atëherë ai do forcohet më shumë, pasi do e marrë si sfidë këtë gjë.

Ai e këshilloi aktoren që një mendim të sajin apo një gjë që do të thotë, ta mendojë mirë dhe të gjej momentin e duhur./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit