I dërguari speciale i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor do të vizitojnë sërish Kosovën.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se Escobar dhe Lajçak do të vizitojnë Kosovën në datës 20 Janar.
Sipas informacioneve të deritanishme, pikë kyçe e këtij udhëtimi është bashkërendimi i mëtejshëm i palëve për ta vazhduar dialogun në Bruksel. Pas Kosovës të dërguar e SHBA dhe BE do të vizitojnë dhe Serbinë.
Kujtojmë se Lajçak dhe Escobar, me datën 9 Janar u takuan me ambasadorët e shteteve të NATO-s diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rrugëtimin në vijim./btvnews.al