E premte, 29 Nëntor, 2024

“Në 2023 pritet ngadalësim i ekonomisë”, Meta për situatën në vend: Rritja e çmimeve dhe inflacioni, shqetësime të forta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një deklarate për mediat zhvilluar ditën e sotme, është ndalur në një analizë të situatës së vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi, duke iu referuar edhe raportit të FMN.

Meta tha se viti 2023 do të vijë me ngadalësim të ekonomisë, ndërsa theksoi se ndër problemet kryesore mbeten rritja e çmimeve dhe inflacioni.

“Rritja pritet të ngadalësohet në rreth 2% në vitin 2023, duke reflektuar kushtet më të shtrënguara financiare. Inflacioni është rritur, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë, dhe është bërë gjithnjë e më i gjerë.

Ne mbetemi të shqetësuar për rreziqet e PPP-ve, të vlerësuara në rreth 40% të PBB-së së vitit 2022, bazuar në vlerën e kontratave të projekteve ekzistuese dhe atyre në proces. Kuadri për koordinimin dhe menaxhimin e PPP-ve vazhdon të vuajë nga dobësi të mëdha dhe mbetet e paqartë se sa të zgjeruara janë rreziqet fiskale.

Prioritet urgjent për Shqipërinë është përafrimi i kornizave të menaxhimit të PPP dhe investimeve publike, si dhe integrimi i tyre i plotë në ciklin normal të buxhetit.

Të gjitha projektet e investimeve publike duhet t’u nënshtrohen kornizave të investimeve publike dhe prokurimit.

Shqetësimet seriozet kanë të bëjnë dhe me mbështetjen fiskale, ku theksohet se: Konsolidimi fiskal duhet të plotësohet me mbështetje fiskale të përkohshme dhe të synuar, për të mbrojtur grupet më në nevojë.

Forcimi i mbrojtjes sociale mund të ndihmojë në përmirësimin e instrumenteve të menaxhimit të krizave në Shqipëri, duke mundësuar mbështetje fiskale më efektive dhe të shënjestruar. Pra, për më të dobëtit dhe me të varfrit duhen politika efektive.

Me borxhin publik ende të lartë dhe nevoja të mëdha për financim bruto, Shqipëria nuk mund të përballojë subvencione me bazë të gjerë. Pra një nga arsyet pse kemi dështuar të mbështesim bujqësinë dhe fermerët siç ndodh në Maqedoninë e Veriut, siç ndodh në Kosovë, siç ndodh në vende të tjera.

Paqëndrueshmëria në tregun global të energjisë e ka vënë theksin në urgjencën e reformave vendimtare për të garantuar qëndrueshmëri financiare në sektorin e energjisë elektrike të Shqipërisë, për të zvogëluar rreziqet fiskale dhe për të rritur sigurinë e energjisë. Theksojmë se sistemi aktual i taksave në Shqipëri është kompleks dhe i fragmentuar dhe ndryshimet e shpeshta “ad hoc” pra ato ndryshimet klienteliste kanë dëmtuar stabilitetin dhe transparencën e sistemit.

Kjo është arsyeja që jemi vendi që mbledhim më pak të ardhura për shkak të korrupsionit. Ndërtimi i një sistemi tatimor më të drejtë, më efikas, më të thjeshtë dhe më transparent mund ta bëjë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja, ndërkohë që do të fuqizojë aktivitetin e brendshëm ekonomik, duke futur stimujt e duhur ekonomikë dhe duke u përballur me nivelin e lartë të informalitetit. Pra një politikë tjetër e një sistemi tatimor por edhe më transparent do t’i shërbente luftës kundër informalitetit por dhe do të zhvillonte prodhimin e brendshëm.

Trajtimi i shumë prej çështjeve strukturore të kahershme, me të cilat përballet Shqipëria, do të jetë gjithashtu kritike për rritjen e potencialit ekonomik të vendit. Është e qartë, që jemi një vend që eksportojmë krah pune dhe importojmë ato prodhime që mund t’i prodhonim në vend dhe t’i eksportonim. Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë 13 vjet për të shlyer borxhin.

Këto përfshijnë avancimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, reduktimin e korrupsionit, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve dhe forcimin e kornizës për luftën kundër parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Është e qartë është një paralajmërim tjetër edhe vetë aministisë fiskale.

Përtej efektit negativ në produktivitet dhe rritjes potenciale afatgjatë, emigracioni ka gjithashtu implikime negative për të ardhurat nga taksat dhe koston e ofrimit të shërbimeve publike”.

Ne mendojmë se një shkak rrënjësor i këtij migrimi të jashtëzakonshëm është i lidhur ngushtë me çështje strukturore më të gjera dhe afatgjatë në vend.

Trajtimi i këtyre çështjeve strukturore, duke përfshirë përmirësimin e qeverisjes dhe institucioneve, frenimin e korrupsionit dhe adresimin e nevojave të zhvillimit njerëzor, si dhe investimin në kapitalin njerëzor, do të ndihmonte në uljen e emigrimit. Pra bërja e të kundërta që kjo qeveri bën prej 10 vitesh duke nxitur në këtë mënyrë largimin e të rinjve dhe të rejave të vendit. Rritja e kostos së jetesës ka filluar të ndikojë negativisht në besimin dhe kërkesën e brendshme, me inflacionin që ka arritur nivelet më të larta të dy dekadave në muajt e fundit dhe njëkohësisht i nxitur sidomos nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë. Ccmimet e ushqimeve janë më të larta në të gjithë rajonin dhe të përafërta me ccmimet në Bashkimin Europian.

Rritjet e mëtejshme të çmimeve të ushqimeve dhe energjisë janë një rrezik kyç, veçanërisht nëse ato shkaktojnë efekte më të mëdha të një niveli të dytë si dhe trazira sociale.

Inflacioni më i lartë dhe më i vazhdueshëm mund të ndikojë më tej mbi të ardhurat reale dhe të dobësojë perspektivat e rritjes.tregon qartë që lëmosha e fundit e paraqitur si një pako mashtruese nuk është asgjë tjetër por një përpjekje për t’I hedhur hi syve shtresave të gjëra të goditura nga politika e rilindjes. Ndërkohë që është e qartë që shumica e 500 milionë eurove të mbledhura nga rritja e ccmimeve shkojnë për klientët e qeverisë”, u shpreh ai.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit