Një tjetër tërmet është regjistruar pasditen e sotme në Shqipëri. Sipas të dhënave të deritanishme bëhet me dije se tërmeti kishte një intensitet prej 3.7 i shkallës Rihter.
Epiqendra ka qenë 9 kilometra nga Bulqiza dhe 30 kilometra larg Tiranës, por është ndjerë në disa qytete në vend.
Gjatë ditës së sotme ka pasur lëkundje të vazhdueshme tërmeti, por kanë qenë me një forcë më të vogël nga tërmeti i së dielës./btvnews.al