E martë, 26 Nëntor, 2024

Sot e Hëna Blu. Pse quhet dita më stresuese e vitit?

E hëna e tretë e Janarit njihet gjerësisht si e hëna blu, e ashtuquajtura dita më stresuese e vitit. Ka shumë pak shpjegime shkencore se çfarë fshihet pas së Hënës Blu, por ka disa arsye se pse kjo ditë na bën të ndihemi më të trishtuar se zakonisht. Pas tërmetit të djeshëm, këtë vit kemi një arsye më shumë.

Në fakt, kjo është edhe koha kur njerëzit shohin më pak diell, në përgjithësi nuk kanë shumë oreks për të ngrënë dhe është koha kur kuptojnë se nga gjithë ato plane që bënë për Vitin e Ri, deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar, pa shtuar borxhet dhe dëshirën që ditët e ftohta të mbarojnë sa më shpejt.

Megjithatë, neuroshkencëtari Dean Burnett, thotë se ky koncept është një shpikje e njerëzimit pasi nuk ka asnjë arsye pse duhet të quhet dita me stresuese e vitit.

Ideja për të hënën blu sipas disa faqeve website lindi për herë të parë në vitin 2005 nga një agjenci udhëtimesh me emrin Sky Travel, dhe u quajt dita ku askush nuk ka dëshirë të udhëtojë nën qiellin gri dhe kjo agjenci e përdori termin për të ngjallur më shumë interes e për të tërhequr më shumë klientë.

Neuroshkencëtari thotë se nuk ekziston depresioni 24 orësh. Sipas tij shëndeti mendor nuk funksionon në këtë mënyrë të përcaktuari me ditë dhe nëse ka njerëz që e besojnë mund të jetë e dëmshme psikologjikisht.

E vërteta sipas tij është kjo: Mesi i janarit logjikshëm është i zymtë, i lodhshëm, është faza kur trupi mësohet me ndryshimet pas festave, më pak ushqim, më pak muzikë në sfond, më pak udhëtime, ftohtë dhe rikthim në rutinën e përditshme pa njerëz të afërt rrotull. Gjithesi për t’i shpëtuar kësaj ndjesie, është mirë të ruani pozitivitetin dhe të konsumoni vitaminë D.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit