E premte, 29 Nëntor, 2024

U zhduk një ditë më parë, 32-vjeçari gjendet i mbytur në lum

Jurgen Merkaj, i cili ishte shpallur i zhdukur ditën e djeshme nga familjarët, është gjetur pasditen e sotme i mbytur në lumin Osum.

Policia e Beratit në një njoftim për mediat sqaron se  trupi i pajetë i viktimës është nxjerrë nga uji dhe është dërguar drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme.

Deri tani nga këqyrja e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune por do jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 16.01.2023, rreth orës 15:00 në fshatin Orizaj, Berat, në ujërat e lumit Osum është konstatuar i mbytur në ujë, shtetasi J.M., 32 vjeç, banues në Berat. Për shtetasin J.M., mëngjesin e sotëm, kanë bërë kallëzim në Polici, familjarët e tij, ku kanë deklaruar se më datë 15.01.2023 është larguar nga banesa shtetasi J.M.

Trupi i pajetë i 32-vjeçarit, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Berat, për ekzaminime të mëtejshme. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit