Familja Hoxha prej 7 anëtarësh në fshatin Xibër Hane të Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë Klos tregon momentet e panikut që kanë pësuar gjatë lëkundjeve të një nate më parë.
E zonja e shtëpisë, Hasime Hoxha shprehet se lëkundja ishte shumë e fuqishme saqë janë trembur fëmijët dhe është dashur ta lënë banesën për një natë.
Kryefamiljari Medi Hoxha thotë se në këtë banesë, jeta e tyre është në rrezik. Banesa të dëmtuara ka patur edhe në fshatrat e tjerë të Xibrit, si në Ketë, Shkallë e Gur i Bardhë./btvnews.al