Aktivistja për klimën, e cila është dhe fituese e çmimit Nobel, Greta Thunberg, është arrestuar nga policia gjermane, pasi ka marrë pjesë në një demonstratë.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se aktivistja 20-vjeçare, ka marrë pjesë në protesta kundër prishjes së fshatit Luetzerath. Fshati Luetzerath është bërë shkak për debat për klimën, pasi në të po ndërhyhet për t’i hapur rrugë zgjerimit të një miniere qymyri aty pranë.
Policia gjermane në një komunikate deklaron se kjo është hera e dytë që aktivistja suedeze është arrestuar prej tyre për shkak të protestave. Thunberg ishte pjesë e një grupi protestuesish që kanë sulmuar një prej hyrjeve të minierës dhe kanë përdorur forcë kundër autoriteteve.
Protestat kanë disa ditë që zhvillohen pasi aktivistët mjedisorë duan që Gjermania të ndërmarrë veprime të menjëhershme për lëndët djegëse fosile dhe po kundërshtojnë zgjerimin e minierës së qymyrit.
Ata argumentojnë se shkatërrimi i fshatit për t’i hapur rrugë vendit do të rezultonte në sasi të mëdha të emetimeve të gazit serrë nga lëndët djegëse fosile të minuara./btvnews.al