E martë, 26 Nëntor, 2024

Arrestohet shqiptari në kufirin serbo-hungarez, kapet me 10 kilogram drogë

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur duke tentuar të trafikojë një sasi droge.

Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije, është arrestuar në kufirin serbo-hungarez pasi është kapur me mbi 10 kilogramë heroinë dhe morfinë.

Mediat hungareze raportojnë se qëllimi i shqiptarit ishte të trafikonte drogën që ishte nisur nga Shqipëria dhe kishte destinacion fundor Francën.

Për të rëndon akuza për veprën penale të trafikimit të narkotikëve ndërsa pritet të njihet me vendimin e gjykatës në lidhje me masën që do merret ndaj tij./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit