Lidhjet e emrit të Liverpulit me kompanitë e Investimit të Katarit po fitojnë terren në vendin e Lindjes së Mesme, i cili po kërkon të blejë skuadrën historike angleze. Mbrëmjen e së dielës, gazetari katariot, Mohamed Saed Alkabi, tha se Katari ishte favorit për të blerë klubin anglez.
“Katari po i jep prioritet blerjes së klubit të Liverpulit dhe është seriozisht i interesuar, por marrëveshja nuk ka përfunduar në momentin që flasim”, tha ai.
Pronarët amerikanë të Liverpulit, “The Fenway Sports Group”, njoftuan në nëntor se ata po përpiqen ta shesin klubin, ndërsa në krye të këtij procesi është vendosur drejtori Majk Gordon.
Majin e shkuar revista “Forbes” e llogariti vlerën e klubit në 3.89 miliardë paund, një rritje e konsiderueshme nga 300 milionë paundët që “FSG” pagoi për ta blerë klubin në tetor 2010 nga Tom Hiks dhe Xhorxh Xhilet.
Por pavarësisht këtij vlerësimi, “FSG” do të pilotojë një shitje prej minimalisht 4 miliardë paundësh.
“Qatar Sports Investments” kanë shfaqur interes për blerjen e një pjese të aksioneve të një klubi të Premier Ligës.
Presidenti i tyre, Naser AlKhelaifi, u takua pak ditë më parë në një hotel në Londër me presidentin e Totenhemit, Daniel Levi, për të diskutuar mundësinë e investimit të 25% të aksioneve të “Spërsave” për 1 miliard paund.