E premte, 29 Nëntor, 2024

Bulqizë/ Pallati i dëmtuar nga tërmeti rrezikon shembjen, kërkohet largimi i 45 banorëve

Pas tërmetit të rënë mbrëmjen e së dielës frika dhe pasiguria e banorëve të një pallati te “Lagjia e Re” në Bulqizë është shtuar ndjeshëm.

Frika nga një shembje e mundshme ka alarmuar dhe institucionet shtetërore.

Paraditën e sotme forcat e policisë kanë rrethuar me shirit pallatin dhe kanë detyruar banorët të braktisin banesat e tyre.

Shqetësimi për shembjen e këtij pallati është permanent dhe Bashkia e Bulqizës nuk ka marrë asnjë masë për sistemimin e familjeve në banesa të tjera.

Kujtojmë se rrezikshmëria që paraqet ky pallat për jetën e banorëve është bërë temë shqetësuese e kronikave të televizionit tonë.

Siç shihet dhe nga pamjet, pallati është dëmtuar dhe është shpallur i pabanueshëm. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit